Sonte Kosova-Andorra, Dardanët duan fitore
F.Bytyqi/RTKLive
Kombëtarja e Kosovës në futboll, sonte në ‘Fadil Vokrri’ i bën ‘konak’ Andorrës, në ndeshjen e dytë kualifikuese për EURO 2024, ndeshe kjo që luhet në kuadër të Grupit I.
‘Dardanët’ në duel me Andorrën vijnë pas barazimit (1-1), me Izraelin tri ditë më parë, derisa skuadra mike zbret në kryeqytetin tonë pas disfatës nga Rumania (0-2).
Kosova mbrëmë ka mbajtur seancën e fundit para duelit të sotëm që tejet i rëndësishëm për Kombëtaren tonë në garën për të siguruar një vend që çon në Evropianin e ardhshëm.
Atmosfera në kampin e skuadrës sonë është mjaft e mirë dhe gjithë futbollistët janë të gatshëm për të dhënë më të mirën në fushën e blertë.
Përzgjedhësi i Kosovës, Alain Giresse, ka thënë se të besuarit e tij në duel me Andorrën hynë me ambicie për fitore.
“Vijmë nga një rezultat pozitiv në Izrael, ndërsa këtë seri pozitive synojmë ta vazhdojmë me fitore ndaj Andorrës”, ka thënë Giresse
Futbollistët tonë me përkrahjen e madhe të ‘Dardanëve’, në duel me Andorrën hynë me opsionin e fitores, sepse çdo rezultat tjetër do të zbehte gjasat e Kosovës në rrugën për EURO 2024.
Ndeshja Kosova-Andorra fillon në orën 20:45.