Aston Villa rikthehet kah asi i Sociedadit
BKT
Sport

Aston Villa rikthehet kah asi i Sociedadit

F.Bytyqi/RTKLive

Aston Villa vazhdon të ndjekje mesfushorin e Real Sociedad, Mikel Merino, pavarësisht se ishte refuzuar në janar.

Trajneri i Villas, Unai Emery është një tifoz i madh i spanjollit, por ai nuk ishte në gjendje të transferojë atë në ‘Villa Park’ gjatë dimrit që lamë prapa.

Por, siç raportojnë mediet spanjolle, Aston Villa vazhdon të interesohet për Merino, dhe Emery është i etur që ta ketë spanjollin në skuadër për sezonin e ardhshëm.

26-vjeçari ka klauzolën e lirimi prej 60 milionë euro, por ai ditë parë deklaroi se është i lumtur te Sociedad.

“Jam shumë i lumtur këtu”, tha Merino.

“Kam një histori të pabesueshme në La Real. Jam shumë i lumtur për mënyrën se si po shkon karriera ime këtu”, theksoi ai.

Kontrata e ish-mesfushorit të Neëcastle United me Sociedadin skadon në vitin 2025.