Abdixhiku: Dorëheqja e Haxhiut, domosdoshmëri
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Lajme

Abdixhiku: Dorëheqja e Haxhiut, domosdoshmëri

RTKlive

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duhet të japë dorëheqje, si akt moral pas rrëzimit të Ligjit për Këshillin Prokurorial.

Në një shkrim në 'Facebook', ai tha se dorëheqja, si akt moral, është domosdoshmëri, e rendi kushtetues është i shenjtë - diçka që popullistët s’arrijnë ta kuptojnë asnjëherë.

"Një ministre që në vend skuqjes e dorëheqjes sulmon Gjykatën Kushtetuese s’mund të jetë as bartëse e Ministrisë së Drejtësisë. Çfarë shembulli drejtësie e barazie për qytetarët punëtorë e të drejtë?! Pse duhet të tjerët të respektojnë Gjykatat kur ato s’respektohen nga pushtetarët", tha ai.


MË SHUME NGA Lajme