Andorra del me një pikë nga Prishtina
Uran Krasniqi/RTKLive
Kosova nuk ka arritur ta mposhtë Andorrën në ndeshjen e dytë kualifikuese për Euro 2024.
Mysafirët kanë arritur të dalin me një pikë nga Prishtina.
Ndeshja ka përfunduar me rezultat të barabartë 1-1.
Dyzet e pesë minutëshi i parë ani se është dominuar nga Kosova me posedimin e topit e me krijimin e rasteve, prapë se prapë nuk ka qenë në gjendje të finalizojë me gol.
Edhe pjesa e dytë ka qenë njëjtë: Kosova në sulm, ndërsa Andorra në mbrojtje.
Koha mes minutës pesëdhjetë e tetë dhe gjashtëdhjetë në stadiumin "Fadil Vokrri" ka qenë dramatike. Janë shënuar dy gola.
Fillimisht ka rënë mbrojtja e Andorrës, por pastaj edhe mysafirët kanë arritur ta barazojnë.
Ka qenë minuta e pesëdhjetë e tetë kur Edon Zhegrova ka arritur të realizojë, duke bërë që Kosova të kalojë në epërsi.
Vetëm dy minuta më vonë Rosas Ubach ka barazuar.
Pas këtij momenti Kosova e ka kërkuar shumë golin e fitores, por nuk e ka gjetur.
Disa herë shikuesit kanë insistuar që të shikohej VAR, por arbitri nuk e ka bërë.
Pas kësaj ndeshje Kosova mbetet me dy pikë, katër më pak se Zvicra që kryeson tabelën e Grupit I.
Shënohen dy gola për dy minuta në "Fadil Vokrri"
Koha mes minutës pesvdhjetë e tetë dhe gjashtëdhjetë në stadiumin "Fadil Vokrri" ka qenë dramatike. Janë shënuar dy gola.
Fillimisht ka rënë mbrojtja e Andorrës, por pastaj edhe mysafirët kanë arritur ta barazojnë.
Ka qenë minuta e pesëdhjetë e tetë kur Edon Zhegrova ka arritur të realizojë, duke bërë që Kosova të kalojë në epërsi.
Vetëm dy minuta më vonë Rosas Ubach ka barazuar.
Kosova dhe Andorra mbyllin pjesën e parë pa gola
Sikur Vedat Muriqi të ishte më fleksibil në minutat e fundit Kosova do të mund ta mbyllte pjesëlojën e parë me epërsi ndaj Andorrës. Por kjo nuk ka ndodhur.
Dyzet e pesë minutëshi i parë në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë, në ndeshjen e vlefshme për Grupin I në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024, ka përfunduar me rrjeta të paprekura.
Kosova e ka dominuar ndeshjen me posedimin e topit e me krijimin e rasteve, por pa qenë në gjendje të finalizojë.
Ndërsa Andorra që po luan me stil shumë defanziv shumë rrallë ka arritur ta bartë topin në gjysmëfushën e Kosovës.
Nis ndeshja Kosova - Andorra
Ka nisur ndeshja Kosova - Andorra, e vlefshme për Grupin I në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.
Paraprakisht janë publikuar formacionet, ku Kosova ka bërë ndryshime në krahasim nga ndeshja me Izraelin.
Kosova vjen në këtë ndeshje pas një barazimi me Izraelin, kurse Andorra pas një humbje nga Rumania.
Kosova - Andorra, formacionet zyrtare
Kosova dhe Andorra ndeshen sonte në një përballje të vlefshme për Grupin I në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024. Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare.
























