Lajçak në Berlin e Londër, konsultime për dialogun Kosovë-Serbi
BKT
Lajme

Lajçak në Berlin e Londër, konsultime për dialogun Kosovë-Serbi

N.Mekolli /RTKlive

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se dje në Berlin kishte takime të shumta dhe konsultime me krerët e politikës gjermane, lidhur me dialogun.

Ai, në një postim në Twitter, ka njoftuar se konsultimin për dialogun Kosovë - Serbi do ta vazhdojë edhe në Londër, ku do të qëndrojë dy ditë.

“Pas një dite intensive në Berlin në Gjermani, dje kisha takime në Kancelarinë, Ministrinë e Jashtme Federale dhe Bundestag, tani po shkoj në Londër në Mbretërinë e Bashkuar, për dy ditë konsultimesh mbi Dialogun”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëmhttps://publish.twitter.com/?query=https%3A%2F%2Ftwitter.com%2FMiroslavLajcak%2Fstatus%2F1640978813399060480&widget=Tweet

 


MË SHUME NGA Lajme