Enrique: S`kam ofertë nga Tottenham
Uran Krasniqi / RTKLive
Luis Enrique ka thënë nuk i është bërë ofertë nga Tottenham tashmë kur Antonio Conte nuk është më aty në rolin e trajnerit.
Ish-futbollisti i Real Madridit e i Barcelonës ka qenë trajner te Spanja, por u largua pas Botërorit 2022 ku skuadra u eliminua nga Maroku.
"Nuk kam marrë asnjë ofertë deri më sot. Unë e di për interesin e një ekipi kombëtar, të cilin do ta mbaj për vete. Nuk do të përjashtoja të drejtoj një ekip tjetër kombëtar", ka thënë ai.
Megjithatë Enrique ka thënë se nuk e sheh veten si trajner i Brazilit.
"Unë nuk mendoj se i përshtatem profilit për ekipin brazilian. Nuk kam qenë në kontakt me ta. Më pëlqen të kem lojtarë të mirë në dispozicion, i zgjedh gjithmonë, por nuk e di nëse do të përshtatesha siç duhet”, ka thënë ai.























