Haradinaj: Zbatimi i marrëveshjes perspektivë integruese e Kosovës në BE
F. Sertolli / RTKlive
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ( AAK), Ramush Haradinaj gjatë një takimi që pati me shefin e zyrës së BE-në në Kosovë, Tomaš Szunyog ka biseduar për zhvillimet politike në vend si dhe për normalizim të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook se Szunyog, e ka vlerësuar qëndrimin e AAK-së karshi marrëveshjes së Ohrit.
“Në një takim përmbajtjesor të zhvilluar sot me Tomáš Szunyog, shef i Zyrës së Bashkimit Evropian, njëherit Përfaqësues Special i BE-së në Kosovë, kemi diskutuar hapur për zhvillimet politike në vend, kjo edhe në frymën e obligimeve që duhet t’i kryejnë palët si rezultat i marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar i pari i AAK-së.
Tutje ai ka thënës se shprehur konsideratën e tijë për angazhimin unik të shteteve anëtare të BE-së për arritjen e kësaj marrëveshjeje.
“ Po ashtu, pata kënaqësinë që të pranoj vlerësimin e Ambasadorit Szunyog për rolin konstruktiv të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe timin gjatë gjithë këtij procesi. Implementimi i kësaj marrëveshje hapë një perspektivë më të qartë integruese të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në strukturat euro-atlantike”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.























