Osmani dhe ambasadorët e QUINT-it flasin për dialogun Kosovë -Serbi
BKT
Lajme

Osmani dhe ambasadorët e QUINT-it flasin për dialogun Kosovë -Serbi

Fadil Sertolli / RTKlive

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një postimi në Twitter ka bërë të ditur se ka takuar me ambasadorin e ShBA-së në OSBE, Michael Carpenter, si dhe me ambasadorët e QUINT-it.

Në këtë takim, sipa p Osmanit është diskutuar për dialogun Kosovë - Serbi.

Me këtë rast Presidentja, ka bërë të ditur se në takim po ashtu është diskutuar edhe për sukseset e Kosovës në forcimin e demokracisë.

“Diskutuam zhvillimet në lidhje me dialogun Kosovë – Serbi, sukseset e Kosovës në forcimin e demokracisë dhe përpjekjet tona të përbashkëta për paqe dhe siguri të qëndrueshme në kontinentin tonë”, ka shkruar e para e vendit Vjosa Osmani në Tëitter.

Ajo po ashtu falënderoi Carpenter për ftesën për t’u takuar me përfaqësuesit e QUINT-it dhe BE-së në OSBE. 


MË SHUME NGA Lajme