UEFA e uron Zhegrovën për ditëlindje
BKT
Sport

UEFA e uron Zhegrovën për ditëlindje

Uran Krasniqi / RTKLive

Faqja e UEFA EURO 2024 në gjuhën gjermane i ka uruar ditëlindjen futbollistit të Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova. 

Zhegrova sot feston ditëlindjen e njëzet e katërt. 

“Urime ditëlindjen, Edon Zhegrova”, shkruhej në një postim, ku ishte bashkangjitur edhe video me golin e Zhegrovës kundër Andorrës në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.

Urim për ditëlindje Zhegrova ka pranuar edhe nga Federata e Futbollit të Kosovës. 

Futbollisti kosovar aktualisht është pjesë e klubit francez, Lille. No description available.