Parashikimi i motit për këtë fundjavë
Foto arkiv/ RTKlive
Në Fokus

Parashikimi i motit për këtë fundjavë

RTKlive

Dita e shtune parashihet të mbajë me mot me diell dhe vranësira të çrregullta.Vranësirat gjatë ditës parashihen të shoqërohen me reshje shiu dhe vende-vende edhe me shkarkime rrufesh.

"Temperaturat do të shënojnë rritje sidomos në vlerat e minimaleve, derisa ato maksimalet priten të jenë tipike pranverore. Gjithashtu edhe presioni atmosferik do të ulet dukshëm nën vlerat e normales" , njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Të dielen parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët por nuk do të mungojnë edhe intervalet me diell.Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu. Në fushat termike  nuk do të ketë ndryshime ,kryesisht në vlerat e temperaturave maksimale , ndersa minimale do të shënojnë ulje për 3-5 gradë Celsius,. 

Gjatë këtyre dy ditëve parashihet të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi  1-12m/s.


MË SHUME NGA Në Fokus