11:39 / 01.04.2023
Imzot Dodë Gjergji-Ipeshkev i Kosovës në mbështetje të Marshit të nesërm
Të dielën, më 2 prill, në Prishtinë, platforma “Liria ka emër”, organizon Marsh qytetar dhe solidarizues në mbështetje të luftës së drejt të UÇK-së dhe ish-krerëve të saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre në Hagë.
Marshi do të niset nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe do të vazhdojë në drejtim të sheshit “Skënderbeu”.
Ideatorët e platformës "Liria ka emër, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, sot janë takuar me Imzot Dodë Gjergji - Ipeshkev i Kosovës. “Imzot Dodë Gjergji - Ipeshkev i Kosovës, faleminderit për mbështetjen dhënë Marshit dhe premtimin që nesër do të luteni për Drejtësi!”, njofton platforma "Liria ka emër.























