24 vjet më parë 71 shqiptarë civilë u vranë e më pas u masakruan në Lubeniq
Islam Haxhiu|RTK
Ushtria dhe policia serbe, më 1 maj të vitit 1999, vetëm në Lubeniq vrau e më pas masakroi 71 shqiptarë. Familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi që kriminelët të marrin dënimin e merituar. Në këtë masakër, përveç burrave, s`u kursyen as gratë shtatzëna e as fëmijës e moshës 2 vjeçe.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 24-vjetorin e masakrës së Lubeniqit. Osmani ka kërkuar drejtësi për viktimat civile që u vranë në këtë masakër.
24 vjet pas, Kumrije Hamzaj, dëshmitare e Masakrës së Lubeniqit, e cila humbi djalin dhe bashkëshortin e saj, ende e ruan kujtimin e tmerrshëm të mëngjesit së 1 prillit 99, kur forcat paramilitare serbe pasi kishin rrethuar fshatin dhe ndarë burrat nga gratë, i ekzekutuan barbarisht 71 shqiptarë në mesin e të cilëve edhe gra shtatzëna, pleq mbi të 90-tat dhe fëmijë të moshës 2 vjeçare.
Familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi për krimet makabre të policisë e ushtrisë së Serbisë të kryera ndaj civilëve shqiptarë.
Në 24-vjetorin e Masakrës së Lubeniqit, për të nderuar kujtimin e të rënëve për liri erdhën edhe përfaqësues të Institucioneve shtetërore të cilët po ashtu kërkuan drejtësi për familjarët.
Më 25 maj 1998 forcat serbe pushkatuan 9 burra të këtij fshati ndërsa më 1 prill të vitit 1999 u vranë dhe u masakruan 71 shqiptarë.