23:14 / 01.04.2023
Barcelona marshon drejt titullit
Uran Krasniqi/RTKLive
Robert Lewandowski ishte në qendër të fitores së Barcelonës të shtunën në javën e 27-të të La Ligas.
Barça e dinte se tri pikë të tjera kundër Elches do të shënonin një hap të rëndësishëm drejt titullit të parë që nga viti 2019 ndaj edhe kërkoi me ngulm fitoren ku edhe e arriti duke korrur një rezultat të thellë 4-0.
Lewandowski shkëlqeu sonte me dy gola (20′, 66′), teksa nga një shënuan Ansu Fati (56′) dhe Ferran Torres (70′).
Barcelona me këtë fitore shkon në kuotën e shtatëdhjetë e një pikëve në tabelë, pesëmbëdhjetë pikë më shumë se Real Madrid. Elche gjendet në vendin e fundit me trembëdhjetë pikë.























