Rohde: Shqetësuese që Lista Serbe sërish nuk i dënoi zjarrvëniet në vetura
BKT
Lajme

Rohde: Shqetësuese që Lista Serbe sërish nuk i dënoi zjarrvëniet në vetura

RTKlive

Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde është shprehur shumë i shqetësuar me faktin që Lista Serbe sërish nuk e ka dënuar aktin e djegies së veturave të cilat kishin targa RKS.

Duke pyetur pse po ndodh një gjë e tillë, Rohde ka shtuar se të gjithë duhet të jenë të bashkuar në dënimin e kësaj praktike. “Pse? Shumë shqetësues fakti që Lista Serbe sërish nuk i ka dënuar zjarrvëniet në automjetet e qytetarëve. Të gjithë duhet të jenë të bashkuar në dënimin e kësaj praktike”, ka shkruar Rohde.


MË SHUME NGA Lajme