Drita fiton nga Drenica dhe rimerr kreun e tabelës
BKT
Sport

Drita fiton nga Drenica dhe rimerr kreun e tabelës

Uran Krasniqi / RTKLive

Ballkani nuk ka arritur të qëndrojë më shumë se njëzet e katër orë në krye të tabelës së Superligës së Kosovës. Kjo pasi Drita ka fituar bindshëm ndaj Drenicës dhe ka rimarrë pozitën e parë.

Në ndeshjen e zhvilluar sot në kuadër të Javës së njëzet e shtatë gjilanasit kanë realizuar fitore me rezultat 3-0. 

Nga minuta e tridhjetë e tetë Zeka ka lënë fushën pas kartonit të kuq dhe skënderajasit kanë vazhduar ndeshjen me dhjetë lojtarë. 

Pjesa e parë është mbyllur pa gola, por pjesa e dytë ka qenë krejt ndryshe.  

Vitija (57'), Baftiu (75') dhe Jashari (85') kanë realizuar për skuadrën gjilanase. 

Pas kësaj humbje, Drita ringjitet në vendin e parë në tabelë me pesëdhjetë e pesë pikë, një më shumë se sa ballkani, ndërsa Drenica mbetet në vendin e fundit me njëzet e tri pikë.