RTK me ekip special për fillimin e procesit gjyqësor në Hagë
Gjykata Speciale

RTK me ekip special për fillimin e procesit gjyqësor në Hagë

RTKlive

Nesër në Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë, fillon procesi gjyqësor kundër ish presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe tre ish zyrtarëve të tjerë të Kosovës, nën akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Radio Televizioni i Kosovës (RTK), ka dërguar ekip special, ku nga afër do të raportojë për zhvillimet rreth fillimit të gjyqit.

Gazetarja e RTK-së, Majlinda Aliu tha se po ashtu më rastin e fillimit të procesit gjyqësor në Hagë, do të mbahet një protestë paqësore e organizuar nga qytetarët e Kosovës që jetojnë në vendet perëndimore.

Po ashtu ajo bëri me dije se për fillimin e procesit gjyqësor në Hagë, ka një interesim të madh të mediave ndërkombëtare.

RTK do të transmetojë drejtpërdrejt procesin gjyqësor në Hagë.

Për më shumë ndiqeni të plotë paraqitjen e të dërguarës së RTK-së, gazetares Majlinda Aliu.


MË SHUME NGA Gjykata Speciale