Krasniqi në Hagë: Krenar për dinjitetin që manifeston UÇK-ja
Gjykata Speciale

Krasniqi në Hagë: Krenar për dinjitetin që manifeston UÇK-ja

N.M./ RTKlive

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka bërë të ditur se po qëndron në Hagë, për të përcjellë nga afër fillimin e procesit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ka deklaruar se janë thellësisht të bindur se edhe në këtë betejë të fundit për të vërtetën e epokës së lavdishme të lirisë dhe se ata do të dalin fitimtarë

“Krenar për dinjitetin kombëtar që manifeston UÇK-ja, bashkë me Uranin e Abelardin, jam sot në Hagë për të ndjekur nga afër fillimin e procesit gjyqësor ndaj çlirimtarëve tanë.

Duke besuar në drejtësi, jemi thellësisht të bindur se edhe në këtë betejë të fundit për të vërtetën e epokës së lavdishme të lirisë sonë, ata do të dalin fitimtarë”, ka shkruar Krasniqi.


MË SHUME NGA Gjykata Speciale