Rohde: Nuk po gjykohet UÇK-ja!
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Lajme

Rohde: Nuk po gjykohet UÇK-ja!

RTKlive

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, përmes një postimi në Twitter ka folur për gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë,dhe është shprehur se nuk po gjykohet UÇK-ja, por individë që, siç tha ai, po akuzohen për krime të rënda lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Sipas tij e drejta për të demonstruar është thelbësore në çdo demokraci dhe manifestimi i djeshëm në Prishtinë tregoi një shoqëri të qytetëruar në Kosovë .

“Por dua të ritheksoj: Nuk është UÇK-ja ajo që po gjykohet por individë që akuzohen për krime të rënda lufte/krime kundër njerëzimit, zhdukje të personave dhe tortura.  Drejtësia për viktimat mbetet e rëndësishme nuk ka mosndëshkim për askënd’, ka shkruar ai.

Po ashtu Rohde ka deklaruar se  Dhomat e Specializuara kanë mbështetjen e plotë .


MË SHUME NGA Lajme