Aliu: UÇK-ja është e shenjtë, luftëtarët dhe prijësit e saj janë heronj
BKT
Foto: Nga profili i Liburn Aliut në `Facebook`
Lajme

Aliu: UÇK-ja është e shenjtë, luftëtarët dhe prijësit e saj janë heronj

E. Hoti/ RTKlive

Ministri i Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu i ka dhënë mbështetje Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit në ditën kur në Hagë filloi gjykimi për ta.

Ministri Aliu ka thënë se brez pas brezi luftëtarët tanë janë përballur me padrejtësitë.

Ai është shprehur i bindur se ata do të triumfojnë në këtë proces.

“Sot luftëtarët tanë të lirisë, Jakup Krasniqi, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi, gjenerata që e çliroi më në fund Kosovën, po përballet me padrejtësinë e radhës. Por e bardha nuk nxihet dot nga shpifjet. Jam i bindur se ata do të triumfojnë. UÇK-ja është e shenjtë, luftëtarët dhe prijësit e saj janë heronj!”, shkroi Aliu në Facebook.


MË SHUME NGA Lajme