23:14 / 03.04.2023
Allegri para duelit me Interin: Do të bëjmë gjithçka të arrijmë në finale
F.Bytyqi/RTKLive
Juventus-Inter është një nga gjysmëfinalet e Kupës së Italisë.
Juventinët dhe internistët do të përballen nesër mbarma në një sfidë që pritet të sjellë një duel tejet interesante pasi që të dy skuadrat synojnë të prekin finalen e kësaj garë të madhe italiane.
Trajneri i ‘Zonjës së Vjetër’, Massimiliano Allegri, ka thënë se skuadra e tij është e përgatitur mirë për ndeshjen me Interin.
Sipas tij, Juve do të bëjë gjithçka që të arrijë në finale.
“Ne do të bëjmë gjithçka për të arritur në finale. Në futboll mjafton një lojë për të ndryshuar opinionin publik. Vetëm shikoni ndeshjen Napoli Milan. Asgjë dhe asnjë rezultat nuk mund të na lëvizë mendërisht”, ka thënë Allegri.
Ndeshja Juve-Inter fillon në orën 21:00.























