Hovenier mirëpret anëtarësimin e Finlandës në NATO
BKT
Lajme

Hovenier mirëpret anëtarësimin e Finlandës në NATO

B. H. / RTKlive

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, e ka mirëpritur lajmin e anëtarësimit të Finlandës në NATO.

“Urime dhe mirëseardhje për aleatin tonë më të ri Finlandën. Shtetet e Bashkuara dhe Finlanda kanë qenë prej kohësh partnerë të ngushtë në Kosovë, përfshirë misionin e KFOR-it. Mezi presim të thellojmë partneritetin tonë. Ne jemi NATO. Së bashku më të fortë”, ka shkruar ambasadori amerikan në "Twitter".

Finlanda është bërë anëtarja më e re, e 31-ta, e NATO-s, pas mbajtjes së ceremonisë së pranimit, të martën, në Bruksel.

Aplikimi për anëtarësimin e Finlandës në aleancën ushtarake është nxitur nga lufta e Rusisë në Ukrainë, e nisur më 24 shkurt 2022. Finlanda ndan një kufi të gjatë, prej mbi 1.000 kilometrash, me Rusinë.


MË SHUME NGA Lajme