Kurti dhe Guérot bisedojnë për çështjet aktuale politike në vend
BKT
Foto: Zyra e Kryeministrit Kurti
Lajme

Kurti dhe Guérot bisedojnë për çështjet aktuale politike në vend

RTKlive

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot.

Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media njofton se në takim diskutimet u zhvilluan mbi çështjet aktuale politike në vend me fokus marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet dy vendeve dhe format e mënyrat për thellimin e tyre.

“U bisedua po ashtu edhe për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për procesin e dialogut, Marrëveshjen Bazë dhe aneksin e zbatimit të saj sipas dakordimit të arritur në Ohër më 18 mars, si dhe për takimin e sotëm në Bruksel në nivel kryenegociatorësh”, thuhet në komunikatë.


MË SHUME NGA Lajme