Islami:Beogradi përmes Listës Serbe synon ta destabilizojë veriun e vendit
BKT
Lajme

Islami:Beogradi përmes Listës Serbe synon ta destabilizojë veriun e vendit

N.M./RTKlive

Qeveria e Serbisë dëshiron që përmes themelimit të Asociacionit ta kontrollojë Kosovën dhe përmes Listës Serbe ta destabilizojë veriun e vendit. Kështu tha Avni Islami, profesori i shkencave të sigurisë, në emisionin “Info Plus” në RTK.

Ai tha se marrëveshja e Ohrit konsiderohet një e arritur e madhe mes qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë edhe pse në fakt nuk është nënshkruar. “Ajo marrëveshje thuhet se është obligative për të dy palët, por Serbia nuk është e interesuar të arrihet marrëveshja ashtu si ka prolonguar bashkësia ndërkombëtare. Qeveria e Serbisë dëshiron që përmes Asociacionit ta kontrollojë Kosovën, pra përmes pakicës dhe kjo nuk do të kalojë, sepse këtë e kanë kuptuar edhe qeveritë e mëhershme e edhe qeveria e tashme, tha Islami.

Sipas  njohësit të çështjeve te sigurisë, qeveria serbe, po e mban ë në tension veriun e vendit, përmes Listës Serbe.

“Këtë e pamë edhe tani me djegien e makinave me targa RKS. Lista Serbe nuk është e interesuar të marr pjesë në zgjedhje dhe ata po marrin pjesë edhe në aksione terroriste, Lista Serbe është një satelit i qeverisë së Serbisë dhe është nën urdhrat e qeverisë së Serbisë dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq", tha ai.

Sipas Islamit, pjesa dërmuese e qytetarëve serbë në veri të vendit janë duke u maltretuar nga bashkëvendësit e tyre.  

“Bashkësia ndërkombëtare, SHBA dhe BE nuk do të tolerojnë rrezikimin e sigurisë në veri të vendit. Qeveria serbe po bën çmos që qytetarët serbë të mos dalin në zgjedhjet, të cilat organizohen në veri të Kosovës”, tha Islami.


MË SHUME NGA Lajme