21:51 / 04.04.2023
Dy vite presidente, Osmani: Udhërrëfyesi im, interesi qytetar dhe i Kosovës
N.Mekolli /RTKlive
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot shënoi dyvjetorin e marrjes së detyrës si e para e shtetit.
Ajo, në një postim në Facebook, tha se udhërrëfyes në çdo punë e veprim do ta ketë vullnetin e qytetarëve dhe interesin e Kosovës.
“Dy vite si Presidente e juaja! Si gjithnjë, i vetmi udhërrëfyes në çdo punë e veprim timin është vullneti qytetar dhe interesi i Republikës së Kosovës. Kështu do të jetë deri në fund të mandatit! Faleminderit përjetësisht për besimin!”, ka shkruar Osmani.
Kuvendi i Kosovës, në një seancë të jashtëzakonshme, më 4 prill 2021, me 71 vota pro, zgjodhi presidente të vendit, Vjosa Osmanin.
























