S’ka fitues mes Juves dhe Interit, derbi mbyllet mes tensioneve
BKT
Sport

S’ka fitues mes Juves dhe Interit, derbi mbyllet mes tensioneve

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Juventusi dhe Interi kanë luajtur baras 1-1, në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Italisë.

‘Zonja e Vjetër’ ishte afër fitores pasi deri në finish të ndeshjes ishte në epërsi prej 1-0, me golin Cuadrado-s në minutën e 83-të, mirëpo në minutën e 93-të, Bremer i Juvës luan me dorë brenda zonës së rrezikshme dhe Romelu Lukaku nga pika e bardhë barazoi shifrat në 1-1.

Lukaku bashkë me Cuadradon u larguan nga loja më karton të kuq për shkak të provokimeve mes tyre. Madje, loja u mbyll mes tensioneve derisa edhe portieri i Interit, Handanoviq u ‘skuq’.

Kujtojmë së për 90 minuta, dueli mes dy rivalëve të mëdhenj italian, ka prodhuar një sfidë tejet interesante, me raste të mira nga të dy skuadrat, por që kjo sfidë e fortë u mbyll baras 1-1.

Ndeshja kthyese mes këtyre dy skuadrave do të luhet në ‘San Siro’ me 26 prill, aty ku edhe do të vendoset skuadra finaliste.