06:46 / 05.04.2023
Mblidhen katër komisione parlamentare
RTKlive
Sot do të mbahen mbledhjet e disa komisioneve parlamentare.
Në mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, do të ketë raportim i Drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, z. Petrit Ajeti.
Kurse Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, mban dëgjim publik për Projektligjin për Verëra.
Ndërkaq Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, do të ketë diskutim dhe koordinim i aktiviteteve të komisionit të mbetura në proces;
Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, ka në rend dite Projektligji për Rregullat e trafikut rrugor.























