Kupa e Kosovës rikthehet me sfidat e para të gjysmëfinaleve
BKT
Sport

Kupa e Kosovës rikthehet me sfidat e para të gjysmëfinaleve

F.Bytyqi/RTKLive

Kupa e Kosovës në futboll, rikthehet sot me ndeshjet e para të gjysmëfinaleve.

Llapi-Gjilani, duel ky që do të luhet në ‘Zahr Pajaziti’ është kryendeshja e këtij rrethi të garave.

Llapjanët me gjithë ‘arsenalin’ e tyre synojnë ta kalojnë pengesën e quajtur Gjilanin, në mënyrë që ta mbrojnë këtë trofe të fituar vitin e kaluar dhe të sigurojnë daljen në Evropë.

Megjithatë, ky mision nuk do të jetë aspak i lehtë për skuadrën e Tahir Batatinës pasi përball do të ketë Gjilanin, një skuadër mjaft kualitative dhe që nuk thyhet lehtë.

Gjysmëfinalja tjetër është ajo ndërmjet Vushtrrisë dhe Prishtinës, me klubin bardh e kaltër që shihet si skuadër favorite për të kaluar në finalen e madhe të Kupës së Kosovës.

Kujtojmë se ndeshjet kthyese do të zhvillohen më 19 prill.