Bujar Osmani takon Blinken dhe Chollet, biseduan për marrëveshjen e Ohrit
BKT
Foto: Facebook Bujar Osmani
Lajme

Bujar Osmani takon Blinken dhe Chollet, biseduan për marrëveshjen e Ohrit

RTKlive

Bujar Osmani, ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë Veriut, është takuar në margjinat e Takimit Ministror të NATO-s, në Bruksel, me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken dhe Këshilltarin e Departamentit të Shtetit, Derek Chollet.

Osmani ka shkruar në rrjetin social Facebook se me zyrtarët DASH-it ka biseduar për bashkëpunimin dhe aktivitetet në kuadër të Dialogut Strategjik, po ashtu edhe për aktualitetin rajonal, mbështetjen e marrëveshjes së arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe situatën politike në vend, në fokus të bisedimeve.

Tutje Osmani ka thënë se SHBA-ja është duke e mbështetur Maqedoninë veriut në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.

“SHBA me mbështetje të fortë për procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut si qëllim strategjik dhe investim në stabilitetin rajonal në përgjithësi”, ka shkruar ai.


MË SHUME NGA Lajme