Kosova  krahas Zvicrës e Luksemburgut me 100% mbulueshmëri me internet
BKT
Foto: Arlinda Sejda/RTK
Lajme

Kosova  krahas Zvicrës e Luksemburgut me 100% mbulueshmëri me internet

Arlinda Sejda/RTK

Në konferencën “Strategjia e e-Qeverisjes në funksion të përmirësimit të ofrimit të shërbimeve publike”, organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, kryeministri Albin Kurti, tha se tashmë vendi është i mbuluar me 100%  me internet dhe Kosova krahasohet me Zvicrën dhe Luksemburgun.

“Strategjia parasheh edhe pilotimin për marrjes së shumë shërbimeve”, tha Kurti.

Kryeministri u shpreh se strategjia parasheh edhe infrastrukturën e organizatave që do të mundësojë dixhitalizim të qëndrueshëm.

Kurti u shpreh se rritja e sigurisë kibernetike është një shtyllë tjetër e stratëgjisë dhe faktor i rëndësishëm janë njerzit, profesionistët dhe të gjithë shërbyesit civilë që do të përdorin në punën e tyre të përditshme. 

“Strategjia jonë do te mund të ndihmojë në rritjen dhe zhvillimin ekonomik. Do të mundësojë çasjen e bizneseve, e do të ulë koston dhe kohën e të bërit biznes”.

Prandaj, ai ftoi edhe partnerët tjerë zhvillimor për përkrahje. Ndërkohë, nga ane e tij, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, John Rohde, tha se miratimi  i kësaj strategjie, ka te bëjë me një progres.

“Kosova ka rrugë përpara dhe po i afrohet nivelit europian çdo ditë e më shumë”, tha ambasadori gjerman.

Kurse ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeçla, tha se vendi ka potencial të mjaftueshëm për  dixhitalizim. “Të gjitha sfidat do t'i kalojmë me sukses”, tha Sveçla.

Ai u shpreh se kjo strategji e punuar me një analizë, bënë më të qartë rrugën për këtë proces.

Ai tha se në e-Kosova janë të regjistruar 770 mijë përdorues. “Zbatimi i stratëgjisë në periudhën 5 vjeçare.

Këtë strategji e ka mbështetur Gjermania, akademia e Estonisë, etj.


MË SHUME NGA Lajme