Feyenoord, qeveria holandeze po mendon për sanksione
RTSH
Tifozët e Feyenoord vazhdojnë të përfliten për sjellje të dhunshme dhe të paqytetëruara. Mbrëmjen e djeshme - gjatë ndeshjes në shtëpi kundër Ajax-it, një çakmak i hedhur nga tribuna goditi Klaasen duke e dëmtuar në kokë: loja, e ndërprerë përkohësisht, u përfundua më pas nga gjyqtari. Por një episod tjetër dhune u dënua nga autoritetet holandeze.
Ministrja holandeze e Sigurisë, Dilan Yesilgoz ka kërcënuar me sanksione ndaj një baze fansash që vazhdon të jetë protagonist i episodeve të dhunshme. “Duam të dimë saktësisht se çfarë ka ndodhur – tha ministrja – ka mundësi që të pasojnë pasoja, po mendojmë që ndeshjet në shtëpi të Feyenoord të luhen me dyer të mbyllura”. Pas incidenteve të mbrëmshme, policia bëri disa arrestime, madje ndaloi fajtorin, i cili hodhi çakmakun duke dëmtuar lojtarin e Ajax.























