20:25 / 06.04.2023
Lampard flet nga stoli i Chelseas: E kam një ide të qartë se çfarë dua
Uran Krasniqi / RTKLive
Frank Lampard ka thënë se ishte vendim i lehtë ai për t`u rikthyer në Chelsea në rolin e trajnerit të përkohshëm.
Kjo pas shkarkimit të Graham Potter të dielën i cili ani se ishte prezantuar me pompozitet prapëseprapë është shkarkuar për mungesë rezultatesh.
“Jam i kënaqur dhe falënderues për njerëzit që më kanë dhënë këtë mundësi, kam besim në veten time, e kuptoj mirë skuadrën, terrenin stërvitor, stadiumin dhe tifozët. Do të bëj maksimumin për t'u dhënë atyre atë që duan”, ka thënë Lampard. "Ka shumë talent në këtë skuadër dhe unë kam një ide të qartë se çfarë dua të arrij në këtë periudhë"























