22:48 / 06.04.2023
Trepça me një këmbë në gjysmëfinale pasi fiton ndaj Bashkimit
Uran Krasniqi / RTKLive
Trepça me një këmbë gjendet në gjysmëfinales, pasi të enjten në çerekfinale të “Play-off”-it ka mposhtur Bashkimin me shifrat 92:88 (29:29, 20:19, 19:14, 24:26).
Ndeshja ka qenë dramatike në të gjitha periudhat, ku vendasit përpiqeshin të krijonin diferencë, por nuk ia dilnin të largoheshin shumë, mirëpo në fund ata ia kanë dalë qa të fitojnë.
Te vendasit më i miri ishte Kendrick Brown me 23 pikë e tetë asistime, kurse te mysafirët u dalluan Daniel Lekndreaj me 25 pikë e shtatë kërcime dhe Altin Morina me 22 pikë.
Në gjysmëfinale kualifikohet skuadra që shënon dy fitore, kurse ndeshja e ardhshme zhvillohet të dielën në Therandë.























