Malisheva dërgon 1000 ekzemplarë për bibliotekën e alfabetit në Manastir
RTKlive
Malisheva dërgon 1000 ekzemplarë veprash për bibliotekën e alfabetit në Manastir.
Malisheva dërgon 1000 ekzemplarë veprash për bibliotekën e alfabetit në Manastir
Edhe Malisheva i bashkohet nismës së studentës nga Shkupi, Emira Selimi për pasurimin e bibliotekës së Manastirit me vepra.
Aksioni për dhurimin e librave në mbështetje të bibliotekës së Manastirit është organizuar nga, krijuesi letrar Mehdi Krasniqi, ku me dhjetra dhurues iu përgjigjën kërkesës për dhurim të librave nga bibliotekat personale.
Komuna e Malishevës ndihmon këtë aksion përmes sigurimit të transportit të veprave, deri në destinacionin e bibliotekës së Manastirit.
Shkrimtarë, poetë dhe qytetarë nga e tërë hapësira gjeografike shqiptare, faleminderit për përmbushjen e misionit kombëtar, që dhuruat veprat tuaj për bibliotekën e alfabetit shqip në Manastinir shqiptar.























