Kosova, 15 vjet me Kushtetutë|Video
BKT
Lajme

Kosova, 15 vjet me Kushtetutë|Video

Arlinda Sejda/ RTK

Tash e 15 vjet Kosova hartoi Kushtetutën, si aktin më të lartë juridik të vendit.

Kjo Kushtetutë do të themelonte shtetin për herë të parë dhe do të përmbyllte një epokë. Hartimi i saj u bë me mbështetje ndërkombëtare, por ka pasur kufizime të cilat kanë buruar nga plani i Ahtisarit, të cilat janë implementuar, duke përmbushur detyrimet ndërkombëtare.

Me miratimin e saj u sigurua njohje formale e shtetit të Kosovës dhe u implementua deklarata e pavarësisë. Për interpretimin e Kushtetutës dhe të përputhshmërisë së ligjeve me Kushtetutën në vitin u themelua gjykata kushtetuese e cila ndër vite ka marrë vendime të shumta.
Kushtetuta e republikës së Kosovës si akt më i lartë juridik që garanton të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve të vendit po shënon 15 vite nga hartimi i saj. Përgjatë këtyre viteve, institucioni i cili mbron kushtetutën, Gjykata Kushtetuese, ka marrë disa vendime.
Ndër vendimet më të rëndësishme të Gjykatës Kushtetuese ishin ato për presidentët, Fatmir Sejdiu, LDK, dhe Behgjet Pacolli, AKR.
Të njëjtit patën dhënë dorëheqje në momentin që Gjykata Kushtetuese dha verdikt se të dy kishin shkelur Kushtetutën në një pikë gjatë procesit të zgjedhjes apo ushtrimit të mandatit.
Më 2010-të Fatmir Sejdiu, dha dorëheqje pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Gjykata Kushtetuese rrëzoi edhe Behgjet Pacollin, më 2011-ën.
Vendim tjetër që ndikoi në zhvillimet në vend ishte edhe ai për mënyrën e zgjedhjes së
kryetarit të Kuvendit në kohën e VLAN-it. Ky vendim thotë se të drejtën për pozitën e kryeparlamentarit e ka partia e parë fituese në zgjedhje.
Gjithashtu ka edhe një tjetër vendim të dalë më 2015-ën nga kjo Gjykatë Kushtetuese, e cila thelloi edhe më shumë raportet në politikën e Kosovës.
Vendimi se Asociacioni i Komunave Serbe nuk është në përputhje me Kushtetutën, po ashtu, njëri nga vendimet, që përbën një qëndrim prej më të rëndësishmëve të dalë nga Gjykata Kushtetuese.
Ruajtja e postit të presidentes Atifete Jahjaga, për 5 vite ishte po ashtu verdikt nga Kushtetuesja.
Ky autoritet e konstatoi jokushtetuese kërkesën që me amendamente kushtetuese t’i ndërpritet mandati ish-presidentes Jahjaga.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës i shpalli jokushtetuese edhe disa ligje në vendin tonë.
Profesori Arsim Bajrami, i cili ka qenë njëri nga hartuesit e Kushtetutës së Kosovës, tha se ka qenë proces sfidues, sepse behej fjalë për një kushtetutë shtetndërtuese, që do të themelonte shtetin për herë të parë dhe do të përmbyllte një epokë. Kushtetuta u hartua me mbështetjen e amerikanëve.
"Kjo kushtetutë për këto pesëmbëdhjetë vjet të zbatimit ka realizuar misionin e vet dhe është sfiduar me tre lloj shkeljeje: nuk ka arritur të shtrijë juridiksionin në veri për shkak të obstruksionit të Serbisë , ka pasur mjaftë kriza të thella politike, të cilat e kanë sfiduar Kushtetutën dhe ka pasur shkelje të mëdha të kushtetutës edhe nga institucionet shtetërore. Për fat të mirë, gjykata kushtetuese është një institucion e cila e mbron kushtetutën , ka arritur që t'i përballë këto sfida të kësaj kushtetute dhe të ndërtojë standarde të fuqishme shtetit kushtetues dhe shtetit ligjor, që elementare për integrimet tona euroatlantike është një institucion që ka krijuar imazhe pozitive duke nda drejtësinë pa anime”, deklaroi Arsim Bajrami, profesor universitar dhe njëri nga hartuesit e Kushtetutës.
Ish gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu , i cili në këtë përvjetor i shkoi në vizitë gjykatës, e vlerëson si një nga institucionet më kredibile në Kosovë.

" Gjykata Kushtetuese është ndërtuar se bashku me shtetin e Kosovës dhe është një prej institucioneve më respektabile për shkak se ka dhënë prova gjatë përvojës së shkurtër që ka pasur”. tha Kadri Kryeziu ish- gjykatës në Gjykatën Kushtetuese.


MË SHUME NGA Lajme