Napoli u rikthehet fitoreve, fiton nga Lecce
Uran Krasniqi / RTKLive
Napoli po shkon sigurt drejt titullit në Serie A. Sot skuadra e drejtuar nga Luciano Spalletti është rikthyer sonte te fitorja, ku ka fituar si mysafir nga Lecce.
Rezultati përfundimtar ka qenë 1-2.
Rezistenca e Lecce ka zgjatur vetëm tetëmbëdhjetë minuta, kur Di Lorenzo e kaloi Napolin në avantazh.
Lecce ka barazuar gjashtë minuta pas nisjes së pjesës së dytë përmes Di Francescos.
Fitorja e Napolit është vulosur nga autgoli i Falcone në minutën e gjashtëdhjetë e katërt.
Napoli tashmë ka shtatëdhjetë e katër pikë në tabelë dhe sikur e ka siguruar titullin e kampionit. Lecce gjendet në vendin e gjashtëmbëdhjetë në tabelë me njëzet e shtatë pikë.
Napoli tani e kthen vëmendjen te Champions League, duke udhëtuar për t'u përballur me Milanin të mërkurën në ndeshjen e parë të çerekfinales. Javën që shkoi një përballje e dy skuadrave në Serie A pa një fitore të Milanit prej 4-0.























