Policia e konfirmon vdekjen e 5 vjeçarit në Vushtrri nga arma e zjarrit
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Lajme

Policia e konfirmon vdekjen e 5 vjeçarit në Vushtrri nga arma e zjarrit

F.S / RTKlive

Një fëmijë i moshës 5 vjeçar ka vdekur sot në Vushtrri. I njëjti dyshohet se është plagosur nga arma e zjarrit.

Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti

“Rreth orës 17:20, është raportuar se në Spitalin e Vushtrrisë, një fëmijë i moshës 5 vjeçar, është sjellë për ndihmë mjeksore, ndërkohë nga autoritetet mjeksore është bërë e ditur se si pasojë e lëndimeve që dyshohen të jenë nga arma e zjarrit fëmiu ka vdekur. Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në oborrin e shtëpisë së fëmiut”, ka thënë Zaiti për RTKlive.

Sipas tij, në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë dhe një armë e llojit pistoletë.

Ai bëri me dije se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksionin në IML.


MË SHUME NGA Lajme