Osmani: Detyrë dhe prioritet respektimi dhe zbatimi i vlerave kushtetuese
BKT
Lajme

Osmani: Detyrë dhe prioritet respektimi dhe zbatimi i vlerave kushtetuese

B. H. / RTKlive

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, në 15 vjetorin e miratimit të Kushtetutës ka thënë se akti themeltar i shtetit tonë është “frymëzim për liritë dhe të drejtat qytetare, për barazi para ligjit dhe vlera të tjera, përmes të cilave, kjo kushtetutë na mban brenda familjes së madhe evropiane”.

“Është detyrë e përbashkët, që nëpërmjet ruajtjes së sovranitetit, integritetit territorial, respektimit të vullnetit të popullit, garantimit të lirive qytetare pa dallim, t'i mbrojmë dhe avancojmë këto vlera, duke u bazuar gjithnjë në frymën dhe shkronjën e Kushtetutës”, ka thënë presidentja në një deklaratë me shkrim me rastin e Ditës së Kushtetutës.

Ajo tutje ka shtuar se prioritet është respektimi dhe zbatimi i vlerave kushtetuese.

“Mbetet detyrë dhe prioritet i yni i përbashkët që me punë e përkushtim, t'i respektojmë dhe zbatojmë këto vlera kushtetuese, të cilat ndër të tjera janë edhe shpërfaqje e identitetit tonë”, ka theksuar e para e shtetit.


MË SHUME NGA Lajme