Presidentja Osmani: Beteja e Koshares dëshmoi se liria nuk ka çmim
BKT
Lajme

Presidentja Osmani: Beteja e Koshares dëshmoi se liria nuk ka çmim

B. H. / RTKlive

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu ka përkujtuar përvjetorin e Betejës së Koshares, njërën ndër betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Në këtë ditë, kujtojmë me respekt heronjtë e Betejës së Koshares dhe të luftës çlirimtare të UÇK-së. Beteja e Koshares dëshmoi fuqishëm se sakrifica për liri është shumë e lartë, por liria nuk ka çmim. Rënia heroike e komandantëve Salih Çekaj, Agim Ramadani,  Xhemajl Fetahaj, Abaz Thaçi dhe komandantëve e luftëtareve të tjerë, dëshmoi se Beteja e Koshares ruan vend nderi në kujtesën tonë kolektive”, ka shkruar Osmani.

Ajo tutje ka thënë se ‘përulemi para trimërisë dhe sakrificës së luftëtarëve të lirisë nga Poroji i Tetovës, Tirana e Tropoja, Tuzi e Presheva dhe vullnetarëve nga vende të tjera, të cilët iu bashkuan luftës së popullit të Kosovës për liri dhe dinjitet’.

“I përjetshëm qoftë kujtimi dhe e pavdekshme lavdia për heronjtë e Koshares dhe luftën e popullit të Kosovës për liri”, ka shkruar tutje Osmani.

Manifestimet ‘Ditët e Shqipes’, që i kushtohen kësaj beteje të lavdishme, organizohen nën përkujdesjen e saj Presidentes së Republikës së Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme