10:42 / 10.04.2023
24 vjetori i eksodit të shqiptarëve të Kosovës në Bllacë
RTK
Për të shënuar këtë datë, në Qendrën Përkujtimore në Bllacë në Han të Elezit, po mbahet manifestimi përkujtimor “Eksodi Bllaca 99”.
Me këtë rast, Shoqata për Kthimin e Shqiptareve të Shpërngulur nga Trojet e Veta do të ndajë çmimin “Hasan Prishtina” për 24 komuna, bashkësi lokale, shoqata humanitare, organizata joqeveritare e mediume nga RMV, që kanë ndihmuar refugjatët kosovarë gjatë kohës së luftës të vitit 1998-99.
Po ashtu, fotografi Asllan Krasniqit do të hapë ekspozitë me 24 fotografi të “Eksodit’ 99” nga Bllaca, Stenkoci dhe Çegrani.





























