12:05 / 11.04.2023
Zgjedhjet në veri: Mbledhja e KQZ-së shtyhet për nesër
RTKlive
Është shtyrë mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që ishte paraparë të mbahet sot.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Ai tha se në momentet e fundit derisa po diskutohej në këshillin për operacione zgjedhore, dhe që po trajtoheshin shumë çështje të cilat priteshin të dilnin sot më rendin e ditës, anëtarët e KQZ-së konsideruan se do të duhej më shumë informacione në lidhje më rendin e ditës.
Po ashtu Elezi ka bërë të ditur se mbledhja e paraparë të zhvillohet sot në orën 11:00 u shty për ditën e nesërme (e mërkurë).
Ndryshe në rend dite ishin një varg pikash që kishin të bënin me organizimin e zgjedhjeve në veri.























