Gjykata në Hagë me mision politik, që të rishkruhet historia|Video
BKT
Lajme

Gjykata në Hagë me mision politik, që të rishkruhet historia|Video

M.Miftari/RTKlive

Sot në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK), ka filluar dëgjimi i dëshmitarëve në rastin gjyqësor Thaçi dhe të tjerët.

Ibrahim Gashi, profesor universiteti, lidhur me këtë deklaroi se që nga fillimi është parë që nuk ka nisur mbarë, ndonëse nuk duhet komentuar procesin gjyqësor, por besojmë në drejtësi, ndonëse ne kuptojmë prokurorinë që mëton të ngarkojë gjithçka, pro ne besojmë te  gjyqtarët janë ata që vlerësojnë në vërtetësinë e  fakteve.

“Pra shqetësuese se ka nisur goxha ters, u pa sot seanca e parë krejt e mbyllur, ndonëse nuk është për ne tani të vlerësojmë në aspektin juridik për seancat e mbyllura, por besoj se në fund prokuroria do të dështojë të vërtetojë atë që pretendon aktualisht”, vuri në dukej Ibrahim Gashi, profesor universitar në RTK Prime.

Ndërsa Kastrati, lidhur me seancën e stome në Gjykatën Speciale në Hagë, theksoi se tani më është bërë edhe më e qartë  se kjo gjykatë ka mision politik.

Më tej, Kastrati trajtoi anën diakronike të procesit të kësaj gjykate që nga arrestimet e ish-krerëve të UÇK-së, duke vazhduar me burgosjen e ish krerëve të OVL UÇK-së, pastaj rastin e dënimit të Calit, për të vënë në dukej motivin e kësaj gjykate, që është krejtësisht anakronike, teksa bënte krahasimet me punën e gjykatave në vendet tjera evropiane.

“Të gjitha këto që kanë ndodhur deri tash, dëshmojnë se është një proces politik”, derisa bëri  thirrje që të bëhet një monitorim të gjykatës në sferën e të drejtave të njeriut.

“Të bëhet presion publik për të monitoruar këtë proces”, theksoi Kastrati,teksa shtoi se Gjykata konsideron se të arrestuarit kanë pasur qëllim kriminal, jo si përpjekje kundër shtypjes që ka ndodhur, por një grup kriminal.

Aida Derguti, ish-luftëtare në radhëte  UÇK-së, si dhe ish-deputete në Kuvendin e Kosovës, nga ana e saj, theksoi se duhet të jemi të fokusuar te qëllimi i themelimit të kësaj gjykate, derisa përmendi pretendimin e raportit të Dick Marty-t, që asnjëherë nuk është përmendur.

Ajo më tej theksoi se nuk ka arsye që kjo gjykatë të ekzistojë, teksa shtoi se për ttë arrestuarit atje janë vitet e humbura.

 “KiE, ashtu siç e ka marrë përgjegjësin e themelimit  duhet ta marrë përgjegjësinë e shkeljeve të të drejtave të njeriut”, shtoi, më tej, Derguti në RTK Prime.

Ndërkohë u bë thirrje që të qartësohen për viktimat, të cilët janë vrarë gjatë luftës, por që këto duhen trajtuar në mënyrë të veçantë, si raste individuale.


MË SHUME NGA Lajme