Zyra e BE-së në Kosovë: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë
RTKlive
Zyra e BE-së në Kosovë dënon incidentin e mbrëmshëm në Zveçan, ku është plagosur një person i përkatësisë etnike serbe.
Zyra e BE-së në Kosovë, përmes një postimi në twitter, ka reaguar për incidentin e ndodhur mbrëmë në afërsi të Zveçanit.
Më tej, siç thuhet në reagim, BE bën thirrje institucioneve përkatëse të sundimit të ligjit që të kryejnë një hetim të shpejtë e të plotë, që përgjegjësit të dalin para drejtësisë.
“BE-ja në Kosovë dënon incidentin e sigurisë, në të cilin një serb i Kosovës u qëllua dhe u plagos mbrëmë në afërsi të postbllokut, në urën e Bistricës, në komunën e Zveçanit. Të gjitha institucionet përkatëse të sundimit të ligjit tani duhet të kryejnë një hetim të shpejtë dhe të plotë dhe të nxjerrin përgjegjësit para drejtësisë”, shkruhet në reagim.
























