Kulla shndërrohet në bibliotekë|Video
BKT
Kulturë

Kulla shndërrohet në bibliotekë|Video

Islam Haxhiu/ RTK

Në Junik, kulla e familjes Hoxha është shndërruar në bibliotekë. Ajo bart emrin e shkrimtarit Din Mehmeti, e që vizitohet nga nxënësit e kësaj ane, por edhe nga turistë.

Në mars të vitit 2012 kjo kullë e familjes Hoxha, e cila ndodhet në qendër të Junikut, është shndërruar në bibliotekë, e cila mban emrin e letrarit dhe poetit të mirënjohur, Din Mehmeti.

Pavarësisht faktit se numri i nxënësve në shkolla është duke rënë vazhdimisht, biblioteka "Din Mehmeti" vizitohet nga nxënësit.

Në fillet e saj kjo bibliotekë kishte vetëm 400 ekzemplarë, e sot ka mbi 10 mijë.

Sipas zyrtarëve komunalë në Junik, Kulla- Bibliotekë, po ashtu është destinacion i vizitorëve vendas dhe të huaj.


MË SHUME NGA Kulturë