Lukaku i lumtur me fitoren: Bëmë lojë të pjekur
BKT
Sport

Lukaku i lumtur me fitoren: Bëmë lojë të pjekur

F.Bytyqi/RTKLive

Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku tashmë ka rigjetur formën e tij më të mirë tek Interi.

Reprezentuesi belg mbërmë shënoi gol në fitoren e skuadrës italiane në udhëtim tek Benfica (0-2), në kuadër të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve.

Lukaku pas ndeshjes tha se është i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij. Ai mendon se Interi bëri lojë të pjekur.

“Jam i lumtur me fitoren e skuadrës. Bëmë një lojë të mirë, treguam lojë të pjekur. Duhet të vazhdojmë kështu dhe të përgatitemi mirë për ndeshjen e  rikthimit”, tha ai.

“Ne nuk ishim nervozë. Do të ketë më shumë presion në ‘San Siro’ dhe do të jetë e vështirë për ta”, ka theksuar Lukaku.