11:34 / 12.04.2023
Peja-Ylli sprovojnë forcat në gjysmëfinalen e parë të play-off-it
F.Bytyqi/RTKLive
Elita e basketbollit kosovar tashmë ka hyrë në fazën më të zjarrtë.
Peja-Ylli, sfidë kjo që luhet sonte në ‘Karagaçi’ të Pejës, është gjysmëfinalja e parë e play-off-it.
Pejanët garat e rregullta i mbyllen në vendin e dytë duke u kualifikuar direkt në gjysmëfinale të “PlayOff-it”, derisa Ylli e mposht Vëllaznimin në të ndeshjet për të prekur gjysmëfinalet.
Dueli mes Pejës dhe Yllit, pritet të sjellë një ndeshje të madh pasi që të skuadrat synojnë t’i shkojnë deri në fund të kësaj garë.
Skuadra e cila arrin tri fitore kalon në finalen e madhe të play-off-it.
ndeshja Peja-Ylli fillon në orën 20:30.























