Kurti: Sulmi ndaj Valon Sylës i patolerueshëm
BKT
Në Fokus

Kurti: Sulmi ndaj Valon Sylës i patolerueshëm

RTKlive

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka dënuar sulmin ndaj gazetarit Valon Syla, dhe u ka bërë thirrje organeve të rendit që përgjegjësit t’i sjellin para drejtësisë.

Ai ka thënë se sulmi ndaj gazetarit dhe opinionistit Valon Syla, është i patolerueshëm dhe i papranueshëm.

“Mospajtimet në bindje dhe qëndrime nuk mund dhe nuk duhet të jenë shkas për sulme fizike. Në një shoqëri demokratike, të cilën e prezantojmë dhe promovojmë me krenari, nuk duhet të lejojmë asnjëherë që frika nga fjala e lirë të peshojë më shumë se sa liria e fjalës. Z. Syla i urojmë shërim dhe rikuperim të shpejtë, ndërkaq nga institucionet e rendit, presim dhe kërkojmë që rasti të trajtohet me seriozitetin e duhur, ashtu që autorët sa më parë të vihen para drejtësisë”, ka thënë Kurti në mbledhjen e  138 të Qeverisë.


MË SHUME NGA Në Fokus