Haxhiu: Sulmet ndaj fjalës së lirë janë të papranueshme
M.Miftari/RTKlive
“Gjuha e urrejtjes dënohet me kodin penal dhe, derisa ajo që përhapet përmes rrjeteve sociale, këtë ta bëjnë institucionet e drejtësisë. Edhe sot, përmes kësaj foltoreje, thërras institucionet ta kryejnë punën e tyre”, u shpreh ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, derisa shtoi se sulmet ndaj fjalës së lirë janë të papranueshme.
Situata në veri dhe zgjedhjet e 23 prillit
Ndërkaq sa i përket zgjedhjeve të 23 prillit, ministrja Haxhiu theksoi se për këtë çështje i bindemi kërkesave KQZ-së ndaj qeverisë.
“Është përgjegjësi e KQZ-së të analizojë situatën e të vendosin se çfarë të bëhet më tej”, deklaroi ministrja Haxhiu në një konferencë me gazetarë.
E lidhur me institucionet shtetërore në veri të vendit, Gjykatata e Prokuroria, ministrja Haxhiu sqaroi se ata funksionojnë atje, ndonëse atje është vështirësuar me dorëheqjen e serbëve nga institucionet e vendit, teksa shtoi se tani janë hapur mundësitë e reja për qytetarët serbë që dëshirojnë të bëhen gjyqtarë apo prokurorë atje.
E për mbarëvajtjen e zgjedhjeve atje, më 23 prill, ku ato të mbahen në stacionin policor e jo në shkolla, ministrja Haxhiu ritheksoi se kjo çështje i përket KQZ-së, e cila si institucion kushtetues që merret me zgjedhje dhe, nëse ajo vendos, ne mbështesim vendimet e këtij komisioni.
Puna e Gjykatave
Ndërsa për rastin e Donjeta Pajazitajt, ministrja Haxhiu u shpreh kritike ndaj vendimit të gjykatave, që sipas saj, duhet vërtetuar se cila nga ato gjykata ka dështuar: gjykata e parë, që është dhënë dënim maksimal, apo kjo e fundit që e liroi nga aktakuza.
E për mbajtjen në burgjet e Serbisë të qytetarit kosovar, Nezir Mehmetaj, ministrja Haxhiu deklaroi se si Ministri ka kërkuar nga organet gjegjëse atje, që qytetari kosovar të transferohet në Kosovë, derisa ka sqaruar se me institucionet serbe nuk kanë kurrfarë marrëdhëniesh në këtë drejtim edhe sa i përket çështjes së transferimit të kriminelëve serbë që kanë kryer krime në luftën e Kosovës, prandaj, shtoi ajo, kemi dënime në mungesë të tyre, ndonëse, sikundër u shpreh ajo, ka shtete që, edhe pse nuk e njohin shtetin tonë, kemi bashkëpunim në këtë segment me ata.
Gjykata Speciale në Hagë
Në pyetjen për Gjykatën Speciale, ministrja Haxhiu theksoi se institucionet shtetërore duhet të jenë të kujdesshëm, sepse nuk u ndihmojmë atyre. “Ne besojmë në pafajsësinë e tyre dhe urojmë të kthehen në vendlindje. Serbia është ajo që ka bërë krime”, deklaroi ministrja Haxhiu, përderisa, shtoi ajo, shqetësuese është sesi funksionon Avokati i Popullit atje, pa staf, që dëshmon sesi funksionojnë të drejtat e njeriut atje.
“Përgjegjësi e vetme e neve është pagesa për ekipet mbrojtëse, asgjë më shumë”, tha në fund të konferencës, ministrja Haxhiu.























