Peleshi: KFOR, rëndësi të veçantë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon
BKT
Lajme

Peleshi: KFOR, rëndësi të veçantë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon

ATSH

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, priti dje në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia. Ai vlerësoi se misioni i KFOR-it në Kosovë ka rëndësi të veçantë për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajonin tonë.

Sipas Peleshit, në takim u diskutua mbi bashkëpunimin dhe angazhimet e vendit tonë në kuadër të NATO-s apo nismave rajonale, si aleatë të besueshëm dhe kontribues aktivë.

“Shqipëria mbështet rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi dhe çdo përpjekje ndërkombëtare për marrëveshjen finale në normalizimin e raporteve, që duhet të mundësojë njohjen reciproke dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe BE”, tha Peleshi.

 


MË SHUME NGA Lajme