Ambasadori turk takon anëtarët e Bordit të RTK-së, flasin për bashkëpunim
BKT
Foto
Lajme

Ambasadori turk takon anëtarët e Bordit të RTK-së, flasin për bashkëpunim

RTKlive

Kryetari i Bordit i Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Besnik Boletini, dhe anëtari i bordit, Biroll Urcan, pritën në një takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Tunç Angili.

Në këtë takim, siç thuhet në njoftimin për media, ambasadori u njoftua lidhur me veprimtarinë dhe aktivitetet e RTK-së e, po ashtu, edhe me programet në gjuhët e komuniteteve, përfshirë programin në gjuhën e komunitetit turk.

Në takim u bisedua edhe për mundësinë e bashkëpunimit në mes të Radio Televizionit të Kosovës dhe transmetuesit publik të Turqisë.


MË SHUME NGA Lajme