Gutierres: Financimi i qëndrueshëm, siguron pavarësinë e RTK-së
RTKlive
Sonte në Lajmet e Fundit në RTK, është trajtuar tema e sigurisë së gazetarëve dhe fjalës së lirë.
Ricardo Gutierres, sekretar i Federatës Evropiane të Gazetarëve, tha se duhet që të ketë siguri më shumë për gazetarët e Kosovës.
Ai ka folur edhe për sulmin ndaj gazetarit, Valon Syla. Ai ka përgëzuar Policinë e Kosovës me reagimin e shpejtë dhe Prokurorisë në këtë rast. Gutierres ka shprehur brengosje se në fillim Prokuroria e cilësoi se lëndim të lehtë.
Gutierres ka përmendur edhe depolitizimin e RTK-së. “Depolitizimi i RTK-së, është hap shumë i rëndësishëm, tani qeveria duhet të sigurojë financim të qëndrueshëm për të siguruar pavarësinë e transmetuesit publik””, theksoi ai.
Sipas tij, imazhi i Kosovës po ndryshon dhe janë bërë hapa pozitiv, duke përmendur edhe programin për gazetarët ukrainas dhe të Afganistanit.























